Ura ngjyruese me konceptim "ikonografik"

Piktori Agron Polovina i perket grupit te piktoreve shqiptare te formuar ne Akademine Shqiptare te Arteve, ne Tirane. Polovina i rrethuar nga atmosfera artistike e dyfishte: asaj aktuale, te krijimtarise se artisteve bashkekohore beratas dhe i tradites se thesareve te artit, arkitektures dhe natyres se nje qyteti si Berati, ku ruhen afreske dhe ikona e Onufrit, Nikolles, Q.Qipriotit, Cetireve etj. e fillon krijimtarine e tij. Ne kete periudhe Polovina krijon ciklet e peisazheve me prirje monumentale, ku pasqyrohen me mjeshteri dhe kolorit plot drite e hije magjike, rrugicat e ngushta gjarperuese te lagjeve karakteristike, shtepite e lyera me gelqere te bardhe, portat e medha prej druri te mbuluara me harqet e rende te gurit te skalitur, kishat e manastiret e vjeter te kalase se lashte, lagjet e vjetra me shtepite e bardha te vendosura cuditerisht “si me dore” njera mbi tjetren. Gjate punes se perditshme si restaurator, ai restauron ikona te vjetra duke “ thithur” dhe “ndjere” magjine e nje arti qe po zbulohet para syve shpesh per here te pare. Polovina gradualisht, largohet nga tablote realiste-ekspresioniste, duke u prirur drejt nje menyre pikturimi e konceptimi “ikonografik” te tradites se qytetit te tij. Ai zgjedh si imazhe te tablove te tij legjenden e krijimit te qytetit, imazhet e shenjtoreve e imazhe te figurave reale. Ai tashme shkeputet nga realizimi dhe krijon tablo me nje simetri gati bizantine, kompozime gati te rregullta, duke perdorur ngjyra ne menyre simbolike. Ne tablote e kesaj periudhe ai ruan “esencen kompozicionale” te imazhit, duke e organizuar tablone gati ne plan te rrafshte . Ne disa vepra i vendos figurat e tij si ne rregjistrin e siperm te ikonostasit, ku paraqet imazhe femrash laike, duke i sjelle ne kufijte e reales me irealen, te veshura dhe te zhveshura, duke krijuar mundesine e rritjes se interesit te zbulimit te misterit te vepres. Kerkimet artistike te piktorit Agron Polovina synojne ne variacionet koloristike. Figurat e tij here vendosen mbi nje sfond njengjyresh e here “gdhenden” duke i lene ne hije. Tablote e Polovines kane ritem dhe magji, ato karakterizohen nga nje dizonance koloristike ekspresive. Aftesia per te gjetur dhe paraqitur imazhet e figurave legjendare, jeten e perditshme te qytetit, lojes gjithmone e me misterioze te harmonise se ngjyrave, eshte prirja e perditshme ne krijimtarine e artistit. Piktori qendron shpesh mbi nje “ure” te ndertuar prej tij prej 10 vjetesh ndermjet abstraktes dhe reales, ne raportin ndermjet imazhit e hijes dhe paraqitjes se figures ne tri permasa. Duke qendruar ne kete “ure” Polovina me kujdes vezhgon prurjet e fantazise se tij dhe realizon veprat, duke mbajtur nje ekuiliber te brishte ndermjet ekspresionizmit dhe abstraksionit, dadaizmit dhe realizmit; duke respektuar trashegimine e artisteve te tradites. Ylli Drishti Studiues arti, GKA, Tirane